Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit, e cila u fitua nga bardheblutë 4-0. Dede u shpreh se trajneri Shehi u tregua shumë inteligjent dhe i zgjuar, për mënyrën si e kishte përgatitur ndeshjen. Për Kukësin, ai deklaroi se u treguan naivë.
"Unë mendoj se Shehi u tregua shumë inteligjent, në mënyrën si e përgatiti ndeshjen. Te Kukësi u treguan shumë naivë. Pa ekuilibra dhe elasticitet nuk kishin te verilindorët. Në çdo kundërsulm, Tirana rrezikonte të shënonte. Situata dy kundër dy, kishte gjatë gjithë ndeshjes. Tirana e fitoi gjithë ndeshjen me kundërsulm, Shehi u tregua shumë i zgjuar.
3-5-2, i Tiranës rezultoi më i saktë se skema e Kukësit. Basha nuk kaloi asnjëherë nga e majta. Nuk i shkoi si duhet treshja e mesfushës Kukësit. Tiranës iu bë më e thjeshtë nga naiviteti i Kukësit. Është e rrallë për Superioren që në Tirana-Kukësi të ketë 4-0.”, u shpreh Dede.



