
Chelsea, është skuadra e radhës që kualifikohet në finalen e FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel, ka mposhtur ditën e sotme Crystal Palace në “Wembley”, për të prerë biletën për në finale.
Golat e Loftus Cheek në minutën e 65-të dhe Mount në minutën e 76-të, i dhanë fitoren londinezëve, që tashmë do të kërkojnë fitimin e trofeut.
Në finale, Chelsea do të përballet me Liverpool, me këta të fundit që ditën e djeshme eliminuan Manchester City me rezultatin 3-2.



