Dede: Fati ndihmoi Egnatian, Kastrioti i vuri në vështirësi

Dede: Fati ndihmoi Egnatian, Kastrioti i vuri në vështirësi

Nevil Dede, trajner futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Egnatias ndaj Kastriotit.

Sipas Dedes, krutanët i vunë në vështirësi rrogozhinasit, por shtoi se këta të fundit këtë herë kishin fatin në krahun e tyre.

Egnatia vuajti në çdo top në ajër. Sot ishte dita e Kacbufit, sepse e kapi topin dy herë në vijën fatale. Pjesa e dytë, naiviteti te ajo ndërhyrje ku mori të kuqin. Egnatia kur i duhej goli, e shënonte atë. Edhe kur u barazuan, direkt reaguan.

Tek Egnatia shikoj edhe Kasën, apo edhe Mustën, që vazhdon ekuilibrat gjatë gjithë kohës. Nuk e shikoj më Fangajn, që mundohet të shtyjë, por nuk ia del. Egnatia vuajti shumë, sepse Kastrioti e vuri në vështirësi me topat e gjatë. Sot pashë një Egnatia pragmatiste. Fati bën diferencën, këtë herë i ndihmoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy