Barcelona i hedh sytë tek Chelsea

Barcelona i hedh sytë tek Chelsea

 Këmbngulja e Barcelonës në funksion të përmirësimit  ka rezultuar e pashtershme në kohët e fundit .  Katalanasit e kanë të qartë se duhet të intensifikojnë sforcot për të arritur  fundin e lumtur .

Konkurrenca si në Spanjë ashtu edhe në të gjitha kompeticionet e tjera është ashpërsuar ndjeshëm sepse skuadrat me emër kanë ditur ti bëjnë mirë llogaritë për të ardhmen  . Reparti defensiv ka rezultuar më problematiku në tërë këto sezone tek ‘’ Los Cules ‘’ pavarësisht se në të kaluarën kanë shijuar shumë suksese .

Por tani gjërat kanë ndryshuar disi sepse largimi i Lionel Messit dhe Luis Suarezit i ka dëmtuar së tepërmi spanjollët .  Sfidat e rradhës për Barcelonën do të jenë  transferimi i Cesar Azpilicuetas dhe Andreas Christensen në  ‘’ Camp Nou ‘’ .

Spanjolli me danezin ashtu si të  gjithë komponentët e skuadrës kanë fituar shumë pikë në lidhje me vijimësinë sepse janë fituesit në fuqi të Champions Leagues,  trofe që ka shkuar për herë të dytë në vitrinat e ‘’ Bluve të Londrës ‘’.  

Prioriteti absolut i Joan Laportës janë transferimet me parametër zero sepse  Barcelona e tij  është klubi në rangun e të mëdhave me më shumë probleme në aspektin ekonomik.  

Përpos këtyre alternativave prioritet për presidentin spanjoll mbetet edhe rinovimi me Ousmane Dembelen , lojtar që konsiderohet  i domosdoshëm sidomos në këtë situatë kritike .

 E kaluara  brilante me kryeqytetasit ia rrit automatikisht vlerat  Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicuetas dhe natyrisht Barcelonës i nevojiten lojtarë të tillë sepse eksperienca e tyre i përmbush kërkesat e trainerit Ronald Koeman .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy