Humbja me Kukësin, Memelli: Brez që përjeton futbollin nga "Instagram", papërgjegjshmëri totale

Humbja me Kukësin, Memelli: Brez që përjeton futbollin nga "Instagram", papërgjegjshmëri totale

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, u shfaq i zhgënjyer nga skuadra, pas humbjes me Kukësin.

Për MCN TV, Memelli deklaroi se lojtarët, për të cilët tha se e përjetojnë futbollin nëpërmjet "Instagram"-it, treguan papërgjegjshmëri totale, me rastet e shpërdoruara.

Të krijosh kaq shumë, në një fushë si kjo, që nuk i ka parametrat për futboll, është tepër, por e pafalshme si humbëm rastet. Një papërgjegjshmëri totale. Detyra ime si trajner është të marr përgjegjësitë dhe të çoj lojtarët te porta. Atë që bëmë në Korçë, e zhbëmë sot.

Mos harrojmë, që dy lojtarët që luajnë në linjat poshtë, mbrojtësi i majtë dhe i djathtë, nuk luajnë në pozicionin e tyre. Nuk mund të shtyjmë dot sipër me lojtarë që nuk kanë këmbën e tyre.

Ajo çka vlen të theksohet, është se problemi nuk është se nuk shtuam forca më tepër, por nuk kishim përqendrim te porta. Është një brez që e jeton futbollin nëpërmjet 'Instagram'-it, totalisht të papërgjegjshëm. Ishte ndryshe koha jonë, kur e shikonim si një mundësi të artë, për të ardhmen dhe jetën tonë.

Nuk mund ta konceptoj dot që në këto katër muaj, që Balaj 33-vjeçar, stërvitet më shumë se një 17-vjeçar. Lojtarët duhet të shtojnë volumin, sidomos pjesa e sipërme e sulmit, për të shfrytëzuar rastet. Jam njeri që marr përgjegjësitë e mia, por duhet të jemi pozitivë dhe të ecim me pozitivitet. Sot dolëm nga një ndeshje, që duhet ta kishim fituar. Të gjithë duhet të ngrihemi. Nëse do fitonim sot, do flisnim për një skuadër që ka vazhdimësi. Kjo na ka munguar këto javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy