
Pas eksperiencës së dytë me Interin, besohet se e ardhmja e Alexis Sanchez do të vijojë në Serinë A.
Sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio, kiliani praktikisht e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit nga Friuli, me një skuadër që spikati nga 2008-2011-tën.
Nëse i referohemi Olympique Marseilles dhe zikaltërve sulmuesi në total ka shënuar 22 gola, shifër e cila demostron kapacitetin në metrat e fundit, i shoqëruar me një nivel shumë të lartë në aspektin teknik.
Gjatë karrierës 35 vjeçari ka përfaqësuar ekipe elite, si Barcelona, Manchester United apo Arsenali dhe gjithashtu ka rezultuar determinant edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.
Nëse do vendosë për të kaluar në ‘’ Dacia Arena ‘’ do të ishte një përforcim për bardhezinjtë, të cilët konsiderohen një ekip mesatar në Serinë A.



