
Pas largimit të Paulo Dybalas tek Roma , Juventusi po mendon seriozisht për transferimin e Nicolo Zaniolos në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
Italiani preferohet shumë nga Massimiliano Allegri por interesi i Napolit nënkupton një barrierë të vështirë për tu kaluar nga ish rekordmenët e Serisë A .
‘’ Azurrët ‘’ vijojnë të dominojnë në këtë kampionat dhe e kanë rritur ndjeshëm cilësinë me objektivin e ndryshimit të historisë në Itali , sfidë shumë e vështirë por jo e pamundur.
Por pengesa për pretendentët do të jetë Jose Mourinho , i cili shquhet për besnikërinë ndaj elementëve cilësorë, trainer që në më shumë se një rast e ka refuzuar largimin e mesfushorit nga ‘’ Olimpico ‘’ .
23 vjeçari ishte pjesë e atij suksesi historik të ‘’ Verdhekuqve ‘’ me fitimin e Conference Leagues dhe një aspekt tjetër i rëndësishëm është se bëhet fjalë për rivalët direktë në Itali .
Për Romën do të ishte një gabim fatal shitja e Nicolo Zaniolos dhe teorikisht mundësitë për të lënë kryeqytetin janë pothuajse të zeruara , shtuar këtu edhe tentativën e drejtuesve të tyre për të rinovuar me ishi-n e Interit.
‘’ The Special One ‘’ do të mbahet mend gjatë nga tifozeria e zjarrtë e kësaj skuadre sepse i çliroi pas shumë vitesh për pas fitimit të Conference League, kompeticion që konsiderohet i treti për nga rëndësia në kontinentin e vjetër .



