Arrihet marrëveshja, Tottenham zgjedh trajnerin e ri

Arrihet marrëveshja, Tottenham zgjedh trajnerin e ri

Paulo Fonseca pritet të jetë trajneri i ri i Tottenham. Ish-tekniku i Romës, sipas asaj që raportohet së fundmi, ka arritur marrëveshjen me klubin londinez.

Pas largimit të Jose Mourinhos, “Spurs” kanë qenë në kërkim të një trajneri të ri, teksa janë kontaktuar disa emra. Prej kohësh u fol se në stolin e Tottenham mund të ulej Antonio Conte, por marrëveshja me këtë të fundit nuk u arrit. Gjithashtu ishte kontakte edhe me timonierin e Ajax, Ten Hag, por as me këtë akordi nuk u arrit.

Në këtë situatë, drejtuesit anglezë ishin të detyruar të shikonin për alternativa të reja dhe trajnerin e kanë gjetur në Serie A. Portugezi Fonseca, i cili u largua nga Roma pas përfundimit të kampionatit, ka arritur akordin me Tottenham dhe nga sezoni i ardhshëm, pritet të jetë në stolin e londinezëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy