
Të qënit prej vitesh zëvëndësues tek Real Madridi sigurisht vijon ta sikletosë portiertin Andriy Lunin.
Besohet se gjatë kësaj vere ukrahinasi do të bëjë një tjetër zgjedhje për karrierën, i cili në fakt konsiderohet tejet cilësor.
Në derën e tij kanë trokitur drejtuesit e Interit pasi e vlerësojnë 27 vjeçarin.
Eksperienca e tij, si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren e kanë bindur trainerin Cristian Chivu se duhet të jetë pjesë e zikaltërve duke filluar që nga sezoni vijues.
Pas dëmtimit të Thibaut Courtois Andriy Lunin u shëndërrua në një titullar të padiskutueshëm tek Real Madridi, rol të cilin e justifikoi me paraqitje të mrekullueshme.
Rikthimi i ishi-t të Atletico Madridit e ka lënë në prapavijë dhe fituesit në fuqi të Scudettos do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Kontrata me ‘’ Los Merengues ‘’ përfundon në 2030-tën por dëshira për të luajtur e bën gati të pamundur qëndrimin.
Në këtë aspekt drejtuesit e Interit kanë një avantazh për të firmosur me ishi-n e Real Valladolid por gjithsesi Florentino Perez ka deklaruar në krye të herës se do të tentojë të përfitojë në maksimum me shitjen e tij.
Vetëm në 2 sfida është aktivizuar në sezonin aktual dhe ka pësuar 5 gola, të pamjaftueshme për të vijuar tek ‘’ Galaktikët ‘’.



