Inter mendon për zëvëndësuesin e Sommer

Inter mendon për zëvëndësuesin e Sommer

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për Interin.

Drejtuesit e zikaltërve kanë filluar të parapërgatiten për të dhënë maksimumin në funksion të sukeseve në një të ardhme të afërt.

Një ndër pozicionet të cilit do ti kushtohet vëmëndje është kuadrati i bardhë për arsye se Yann Sommerit, tashmë me 35 vite mbi supe, nuk i mbetet edhe shumë në futbollin e luajtur.

Sipas informacioneve të fundit, drejtori sportiv Beppe Marotta po shqyrton dy alternativa.

Bento Matheus Krepski, i cili aktivizohet në rradhët e Athletico Paranaenses dhe Tobe Leysen i belgëve të Oud- Heverlee Leuven janë dy opsione që bindin, ky i fundit i rekomanduar nga ish-i Samir Handanovic.

Traineri Simone Inzaghi pretendon kombinimin e eksperiencës me talentin, për të fuqizuar një ekip i cili deri në këtë stad të sezonit ka treguar vlerat, në Itali dhe jo vetëm.

Flitet se ky operacion mund të finalizohet për shifrën e 20 milionë eurove, cilido qoftë portieri që do të transferohet në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’.

Finalistët në fuqi të Champions Leagues vijojnë të dominojnë në Itali, të cilët fillimisht fituan Superkupën, liderojnë me meritë kampionatin dhe do të zhvillojnë dy sfida me Atletico Madridin, të vlefshme për fazën e 1/8- tave në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy