Dëshira e parealizuar e Florentino Perezit

Dëshira e parealizuar e Florentino Perezit

 Përgjatë historisë Real Madridi ka shijuar shumë momente të bukura dhe unike me transferimet e bujshme që e kanë rritur cilësinë e madrilenëve .

Presidenti Florentino Perez do të mbahet mend gjatë për investimet ndër vite që kanë mundësuar arritjen e ‘’ Galaktikëve ‘’ në këtë stad duke u  konsideruar  ndër ekipet më të famshëm në planet .

Mirëpo jo çdo gjë ka ecur vaj për kryeqytetasit sepse rrugët gjithmonë kanë vështirësitë e veta dhe miliarderit spanjoll i ka ngelur peng transferimi i Sergio Agueros në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Argjentinasi është pëlqyer gjithmonë nga ‘’ Los Blancos ‘’ por asokohe vendosi për Manchester City-n duke i lënë një peng të madh 74 vjeçarit .  Aktualisht bota e futbollit është impresionuar sepse ishi i Atletico Madridit vendosi ti varë përpara kohe kepucët në gozhdë për shkak të një problemi shëndetësor i cili i dha fund karrierës së shkëlqyer .

Falë profesionit  , 33 vjeçari kaloi çdo barrierë duke u shëndërruar në një ndër sulmuesit më të mirë në botë . Tashmë Real Madridi duhet ti bëjë llogaritë për një tjetër sulmues dhe një fakt interesant është se ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të buzëqeshin sepse për fatin e tyre Sergio Aguero nuk do të ketë shansin për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , fakt që do ti krijonte shumë dhimbje koke rivalëve të përjetshëm të tyre .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy