Paris St Germain, insiston për Kvaratskhelian

Paris St Germain, insiston për Kvaratskhelian

Prej shumë kohësh tashmë e ardhmja e Kvicha Kvaratskhelias vijon të përflitet.

Gjeorgjiani konsiderohet një ndër më cilësorët e Napolit dhe jo vetëm, i cili pretendohet nga Barcelona dhe Paris St Germain.

Mbetja jashtë Champions Leagues nga ‘’ Il Partenopei ‘’ mund të pasohet me largimin e mesfushorit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ gjatë merkatos së verës.

Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, Nasser Al Khelaifi e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje pasi bëhet fjalë për një element që mund ti shërbejë skemave të trainerit Luis Enrique.

Mirëpo, do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Kvicha Kvaratskhelias, duke patur parasysh se kontrata me bardhekaltërit përfundon në 2027-tën.

Nëse i referohemi ‘’ Los Cules ‘’, transferimi i 23 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ përbën natyrisht një sfidë, histori e kundërt për ‘’ Les Pariziens ‘’, të cilët shquhen për potencialin në aspektin ekonomik.

Gjithashtu, duhet shtuar se fituesit në fuqi të Ligue 1 mbeten kandidatë për të fituar çdo trofe në të ardhmen, edhe pse trofeu i Champions Leagues vijon ti shpëtojë.

Në aspektin ekonomik, pa dyshim që Paris St Germain është ndjeshëm i avantazhuar por vendimi i takon Kvicha Kvaratskhelias, i cili e meriton kalimin tek një ekip elite, jo vetëm në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy