Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo është dënuar me 10 mijë euro gjobë, për një gjest të pahijshëm të bërë në fund të ndeshjes me Lazion.
Në një video të kapur nga tribuna, shihet mesfushori italian, i cili ofendon tifozët kundërshtarë, duke kapur organin gjenital me dorë.
Për këtë Gjykatësi Federal vendosi vetëm dënim me gjobë për futbollistin e Romës, i cili i shpëton kështu skuakifimit.
Kujtojmë se Roma u mposht në derbi nga Lazio me rezultatin 3-2, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.



