
Portieri i Interit Samir Handanovic me shumë gjasa do të zhvillojë sezonin e fundit me zikaltërit . Niveli në rënie i sllovenit i ka detyruar italianët të nisin kërkimet për gjetjen e një tjetër portieri që do ti japë garanci kuadratit të bardhë të kampionëve në fuqi të Scudettos .
Opsionet janë tepër interesante dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ i pari në listë është Andre Onana i cili e përfundon kontratën me Ajaxin në fundin e sezonit dhe do të jetë i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron .
Megjithatë Interi nuk ka dashur ta lërë me kaq dhe po analizon të tjera opsione për të bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme . Pas tij është Alex Meret . Italiani nuk është i padiskutueshëm tek Napoli dhe interesi i Interit mund të jetë një shans për përmirësimin e karrierës së tij në çdo aspekt . Listës i janë bashkuar edhe Alessio Cragno i Cagliarit dhe Bartlomiej Dragowski që mbron ngjyrat e Fiorentinës .
Për sa i përket Andre Onanas do të jetë shumë e vështirë që të largohet nga ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ , ndërsa polaku ka tërhequr vëmëndjen me ‘’ Vjollcët ‘’ por Interi i ka dhënë prioritet tre emrave të parë .
Një gjë e sigurtë është se kjo zgjedhje do të jetë shumë e vështirë për faktin se portierët e lartpërmendur kanë treguar një nivel për tu patur zili por theksi do të vihet tek negociatat e Interit me skuadrat përkatëse me qëllimin e arritjes tek një fund i lumtur.



