
Huazimi i Yan Coutos tek Girona si duket do të jetë një mundësi shumë e mirë për drejtuesit e Manchester City-t për të mbushur arkat gjatë merkatos së verës.
Sipas ‘ TalkSport ‘, ‘’ The Citiziens ‘’ janë të plotësuar në prapavijë dhe sezoni i mrekullueshëm i brazilianit në La Liga është pasuar me interesin e Bayern Munchenit, Manchester United dhe Real Madridit.
Qëllimi i bardhekaltërve është fuqizimi në aspektin ekonomik dhe pritet që shitja e 21 vjeçarit ti sigurojë një shifër të konsiderueshme.
Por megjithatë, parashikohet një sfidë shumë e luftuar deri në momentin e fundit ndërmjet bavarezëve, ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’, ekip i cili faktikisht ka rezultuar gjithmonë ëndërra e çdo lojtari.
Eshtë sezoni i dytë për ishi-n e Bragas në ‘’ Montilvi ‘’, tek ekipi surprizë në La Liga, i cili me shumë gjasa do të jetë pjesëmarrës edhe në Champions League, për të parën here në histori.
Mbrojtësi nga Curitiba i ka ndihmuar katalanasit gjatë 32 sfidave, të shoqëruara edhe me dy gola dhe interesi i ekipeve të sipërpërmendur, natyrisht ia rrit vlerat.
Merkatoja e verës do të jetë një periudhë determinante në karrierën e Yan Coutos, futbollist që mund të jetë pjesë e një ekipi me famë, i cili mund ti garantojë fitimin e trofeve kolektivë dhe jo vetëm në një të ardhme të afërt.



