
Sot do të luhet edhe ndeshja e fundit për javën e pestë në Abissnet Superiore. Duke filluar nga ora 15:00, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Partizanit.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë me objektivin e qartë, për të marrë 3 pikët. Verilindorët vijnë nga një krizë rezultatesh, çka sollën edhe ndryshimin e trajnerit, ndësa sot do të kërkohet kthesa.
Në krahun tjetër, Partizani pas një starti të mirë, në javën e katërt, u mposht nga Erzeni dhe do të kërkohet me çdo kusht triumfi me Kukësin.



