Juventus huazon Moise Kean

Juventus huazon Moise Kean

Largimi i Cristiano Ronaldos  tek Manchester United i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Juventusit në lidhje me zëvëndësuesin e portugezit . ‘’ Zonja e Vjetër  ‘’ ka arritur shumë shpejt akordin me ishi-n e saj  Moise Kean  pas eksperiencave tek Evertoni dhe Paris St Germain .

Sipas raportimit  të  gazetarit italian Fabrizio Di Romano  ky akord është mbyllur me formulën e huazimit dhe mund të kapë vlerën e 20 milionë eurove. Në vijim italiani do ti nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të vihet nën urdhërat e  Massimiliano Allegrit .

Torinezët  do të luajnë çdo kartë këtë sezon për të rikapur majat , veçanërisht në  Uefa Champions League , turne të cilin e ëndërrojnë prej një kohe të gjatë .

Eksperiencat e mëparshme me siguri do ti shërbejnë 21 vjeçarit për tu adaptuar shumë shpejt tek ish ekipi i tij dhe do të ketë privilegjin e drejtimit nga një trainer kampion si Massimiliano Allegri .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy