Duke folur për situatën para zgjedhjeve për president në FSHF, në emisionin “Skaner” në MCN TV, Sulejman Starova i cili njëkohësisht është edhe kandidat, tha se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj po sulmon Armand Dukën.
Në fjalët e tij, Starova tha se shpreson të mos ketë përplasje, duke filluar nga nesër kur janë zgjedhjet në Shoqatat e Tiranës.
“Fakti është që është krijuar një situatë e veçantë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Në këtë rast jemi informuar që Krytari i Bashkisë, kërkon hetim për Dukën. Njëkohësisht sulmon edhe FSHF dhe Dukën.
Ne jemi vend i vogël, ndodh që edhe politika futet. E rëndësishme është që të mos prishet që nesër, kur janë zgjedhjet në Shoqata. Shpresojmë të mos ketë përplasje, të cilat nisin që në Shoqata dhe vazhdojnë më pas.”, u shpreh Starova.



