
Kosova ka vendosur për trajnerin e ri. Drejtimi i dardanëve do i besohet teknikut francez, Alain Giresse.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, marrëveshja me trajnerin francez është arritur dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Giresse karrierën si trajner e ka filluar te skuadra e Toulouse, për të vazhduar më pas te Paris Saint-Germain, Far Rabat, ndërsa më pas ka drejtuar kombëtare si Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe Tunizia.



