
Kohët e fundit Real Madridi është duke e analizuar në mënyrë të detajuar të ardhmen e Martin Odegaard . Me rikthimin e Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka nisur një revolucion me anë të cilit pretendohet ringjitja e shkallëve të suksesit . Norvegjezi po përjeton kohë të vështira në kryeqytetin spanjoll dhe pikërisht Arsenali ka menduar që ta nxjerrë nga kjo situatë .
Traineri Mikel Arteta i ka kërkuar drejtuesve të ‘’ Topchinjve ‘’ të mos dorëzohen në lidhje me nordikun i cili nuk bën pjesë në planet e italianit dhe rruga më e vlefshme për momentin mbetet transferimi në ‘’ Emirates ‘’ për ti dhënë fund kapitullit të vështirë në karrierë .
Sipas As ‘’ The Gunners ‘’ kanë menduar ti ofrojnë ‘’ Los Blancos ‘’ 50 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e ishi-t të Real Sociedadit . Me transferimin e mundshëm të Martin Odegaard gjigandët e Premier Leagues pretendojnë të hedhin pas krahëve ‘’ dështimin ‘’ për James Maddison për të cilin Leicester City kërkon 100 milionë euro , shifër absolutisht e papërballueshme për Arsenalin në këto kohë pandemie .
Ndërsa për lojtarin nga Drammen situata perceptohet krejtësisht ndryshe sepse është një operacion më ekonomik dhe gjithashtu me potencialin që e karakterizon do të konceptohej një vlerë e shtuar në mesfushën e britanikëve .
Sezoni për të u mbyll me 20 ndeshje , 2 gola dhe 2 asiste pa mënjanuar lojën impresionuese të zhvilluar me një ndër skuadrat më të famshme të Premier Leagues.



