Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Granada. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, në fitoren 2-0 ndaj Racing Santander.
Pas disa lëvizjeve të bukura në zonë, Uzuni ia dol ta dërgojë topin në rrjetë, për të vulosur fitoren për skuadrën e tij.
Ky është goli i parë për shqiptarin në La Liga 2, aty ku pritshmëritë këtë sezon janë të mëdha.



