Real Madridi insiston për Mbappen

Real Madridi insiston për Mbappen

   Prej vitesh dihet tashmë se një ndër objektivat madhorë të Florentino Perezit është Kylian Mbappe .

Koha kalon por manjati spanjoll gjithmonë mendon se një ditë francezi do të transferohet në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Sipas gazetarit Edu Aguirre , përfaqësues i të famshmes ‘ El Chiringuito de Jugones ‘ , ishi i Monacos mund ta përfundojë përpara kohe eksperiencën tek Paris St Germain ,pra në 30 qershorin e 2024-tës , fakt që i jep shansin Real Madridit të firmosë me ish kampionin e botës në verën e ardhshme.

Pavarësisht se drejtuesit e  ‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë të refuzojnë largimin e Kylian Mbappes nga ‘’ Parque de Prince ‘’ , ‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë janë karakterizuar për insistimin deri në fund dhe në të shumtat e rasteve i është shpërblyer me fitimin e shumë titujve të rëndësishëm , në Spanjë dhe më gjerë .

 Duhet kujtuar se së fundmi 24 vjeçari e ka rinovuar kontratën deri në 2025-sën me kampionët në fuqi të Ligue 1 por synimi i kryeqytetasve është fuqizimi i metrave të fundit , me një ndër sulmuesit më të mirë të aktualitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy