
Emri i Kalidou Koulibaly ka gjeneruar shumë entuziazëm tek klubet me emër . Prej vitesh francezi ka ditur të menaxhojë presionin e të luajturit tek Napoli duke ka shfaqur një nivel për tu patur zili në Serinë A dhe Europë. Kontrata e franko-senegalezit është e vlefshme deri në 2023-shin por ekonomia e dobësuar e bardhekaltërve për shkak të pandemisë së koronavirusit detyron drejtuesit e tyre për të vënë në shitje lojtarë me peshë . Për 29 vjeçari konsiderohet se është koha perfekte e Kalidou Koulibaly-s për të nisur një tjetër eksperiencë pavarësisht se Napoli mbetet shtëpia e parë . Në luftë për mbrojtësin potent sipas ‘’ La Gazzetta Dello Sport ‘’ janë Manchester City , Manchester United dhe Barcelona .
Tani për tani bardhëkaltërit ruajnë një avantazh të lehtë me ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ Blaugranët ‘’ . Pep Guardiola e ka të fuqizuar qendrën e mbrojtjes me dyshen Ruben dhe Stones por largimi i vulosur i Eric Garcias për tek Barcelona e detyron trainerin nga Sanpedor për ti përqëndruar forcat tek kjo alternativë që sipas ‘’ Transfermarkt ‘’ vlerësohet në 50 milionë euro . Pas tyre janë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ . 20 herë kampionët e Premier Leagues po shqyrtojnë edhe mundësinë e transferimit në ‘’ Old Trafford ‘’ të Pau Torres dhe Jules Kounde por negociatat kanë hasur vështirësi sepse vlera e kartonit të tyre mund të shënojë ngritje .
Ky element do të perceptonte një kundrakohë për Manchester United dhe opsioni më real mbetet Kalidou Koulibaly që ka shumë shanse për të luajtur në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ duke filluar nga sezoni i ardhshëm . Lista mbyllet me Barcelonën . Aktualisht spanjollët janë skuadra me më tepër intensitet duke iu referuar merkatos sidomos në repartin e mbrojtjes. Mbërritja e Eric Garcias gratis është thjesht fillimi sepse për rikthimin në pozicionin e pretenduar duhet shumë punë dhe riaktivizimi i forcave në lidhje Koulibaly krijon një shans real për të firmosur me të gjatë verës. Për arritjen e operacionit drejtuesit kuq e blu kanë menduar një plan që lidhet me përfshirjen e Samuel Umtitit për të reduktuar shifrën e përcaktuar nga Napoli .
Lufta konsiderohet një duel titanësh deri në përfundim dhe duke marrë parasysh një llogjikë të thjeshtë , ekipi qe do të jetë më efikas në negociata do të ketë fatin e patjes në organikë të këtij lojtari . Për sa i përket statistikave të deritanishme Kalidou Koulibaly është aktivizuar në 37 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol .



