
Ecuria shumë e mirë ndër vite tek Real Madridi, me kalimin e kohës i ka siguruar pretendentë Rodrygo Goesit.
Sulmuesi ka bërë diferencën me ‘’ Galaktikët ‘’, me të cilët zhvilloi sezonin e gjashtë.
Për 24 vjeçarin së fundmi janë interesuar dy ekipe në Arabinë Saudite, respektivisht Al- Nassr dhe Al- Hilal.
Thuhet se arabët kanë ofruar plot 130 milionë euro për brazilianin, një shifër e konsiderueshme, e cila mund ta ndryshojë vijimësinë e tij.
Eksperienca e fituar me kalimin e viteve tek kryeqytetasit e ka bërë Rodrygo Goesin një referent në ofensivë në kontinentin e vjetër dhe tek kombëtarja ‘’ Seleçao ‘’, i aftë për të zgjidhur shumë situata të vështira gjatë sfidave.
Momentalisht negociatat ndërmjet palëve vijojnë por nuk është përcaktuar asgjë në lidhje me hapin e ardhshëm të ishi-t të Santosit në karrierë.
Në sezonin e shkuar nxënësi i Carlo Ancelottit kontriboi me 14 gola dhe 9 asiste në 52 sfida tek ish kampionët e Champions Leagues, një klub shumë i preferuar nga lojtarët me emër.



