Milan në gjurmët e Brozovic

Milan në gjurmët e Brozovic

 Edhe pse vazhdon të ketë një rëndësi specifike në skuadrën e Interit nuk përjashtohet fakti se e ardhmja e Marcelo Brozovic mund të ketë një tjetër destinacion gjatë merkatos së verës. 

 Ziklatërit kanë hedhur hapa të rëndësishëm nëse i referohemi  Serisë A dhe janë drejtë rrugës së uljes nga froni të Juventusit .

Ky sukses i Interit ndikon në mënyrë direkte tek lojtarët sepse bëhen edhe më të preferuar nga skuadrat e mëdha europiane . Tashmë tratativat e para kanë filluar sepse  janë pikërisht rivalët e përjetshëm të tyre që i kanë vënë syrin  Marcelo Brozovic . 

Drejtori sportiv Paolo Maldini vazhdon ta konsiderojë kroatin si një element frytdhënës për të ardhmen dhe këtë fakt e mbështet tek eksperienca e madhe e 28 vjeçarit që e shëndërron në njëfarë mënyrë në copëzën e munguar për të ardhmen e mesfushës . 

Kësaj piste shumë interesante nuk  do ti mungojnë as  Atletico Madridi , Sevilla dhe Real Betis  duke krijuar automatikisht një rivalitet domethënës në lidhje me merkaton e verës . 

E vetmja pengesë për këtë operacion konsiderohet kontrata e kroatit me 18 herë kampionët e Scudettos e cila merr fund në qershorin e 2022- shit  por fjalën e fundit do ta ketë merkatoja e verës e cila në të shumtat e rasteve i ka thyer të gjitha parashikimet e mundshme .

 Pjesa e dytë e sezonit vazhdon me ritme pozitive për Marcelo Brozovic sepse eksperiencën nën drejtimin e Antonio Contes e ka kanalizuar në totalin e 33 ndeshjeve dhe 1 gol të shënuar  , hapa të cilat e justifikojnë pa asnjë dyshim interesin e kuqezinjve .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy