Parma ‘macja e zezë’ e Interit, zikaltërit tjetër hap fals në Seria A

Parma ‘macja e zezë’ e Interit, zikaltërit tjetër hap fals në Seria A

Parma është konfirmuar ‘macja e zezë’ e Interit në Seria A pasi edhe sezonin e ri kjo skuadër i ka ndalur zikaltërit në ndeshjen e parë në fushën e tyre me rezultatin 2-2.

Pjesa e parë në San Siro u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa menjëherë sapo nisi e dytë Gervinho zhblloi rezultatin. Do të ishte sërish pak minuta më pas afrikani ai i cili do të dyfishonte.

Në këto kushte Interi hyri në panik, por një gol i Brozovic në minutën e 64 rifuti zikaltërit në lojë për pikë. Në vijim Inter do të humbiste disa raste të pastra, derisa në shtesë do të barazonte me Perisic.

Më tej mbeti shumë pak kohë në dispozicion, duke bërë që zikaltërit të vijojnë me ulje ngritjet e theksuara këtë sezon pavarësisht se ka pritshmëri të larta nga ata. Me këtë rezultat mbetet në fuqi fitorja e fundit e Interit kundër Parmës në vitin 2013.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy