Gazetari Tami Kona e sheh kaotike situatën e krijuar së fundmi te Partizani. Në studion e MCN Informacion, ai tha se skuadra nuk ka arritur të rikuperojë lojtarët e larguar, çka ka sjellë rënie të performancës.
Partizani është në situatë kaotike. Ka shumë lojtarë të dëmtuar. Dëmtimet e kalojnë masën e duhur. Partizani luan dhe stërvitet në një fushë me bar plastik. Kjo është arsyeja pse kanë dëmtime shëndetësore. Partizani është një skuadër që me largimet që ka bërë nuk arriti të rifreskohet. Edhe hyrjet e reja nuk kanë një performancë që rivitalizon skuadrën.
Partizani ka bërë merkato, por akoma futbollistët e ardhur në merkaton e qershorit nuk kanë marrë formën e duhur. Nuk po shfaqin atë anë pozitive.



