
Në orët e fundit drejtuesit e Atletico Madridit kanë avancuar dukshëm në lidhje me arritjen e marrëveshjes me Morten Hjulmand.
Mesfushori ndër vite ka rezultuar shumë determinant tek Sporting Lisbona, i cili shumë shpejt mund të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Flitet se Enrique Cerezos do ti kushtojë rreth 40 milionë euro dhe nordiku do të firmosë deri në qershorin e 2031-shit.
Pas tre sezoneve në ‘’ Jose Alvalade ‘’ ishi i Lecces mund ta përforcojë 11-shen titullare të Diego Simeones, një trainer shumë i suksesshëm, falë të cilit ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë fituar disa tituj.
Edhe pse ‘’ Luanët ‘’ do të humbasin një lojtar me peshë përfitimi në aspektin ekonomik është i konsiderueshëm.
Sipas gjasave Morten Hjulmand do të udhëtojë sot drejt Madridit për të hedhur firmën në kontratë dhe më pas të vihet në dispozicion të të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’.
Argjentinasi e ka mbështetjen e padiskutueshme të kreut të Atletico Madridit i cili e ka pozicionuar ndër më të mirët e Spanjës dhe Europës.



