
Dështimi për Georginio Wijnaldum nuk i la shteg tjetër Barcelonës veçse nisjes për kërkimin e një tjetër elementi për mesfushën dhe Xavi Hernandez e ka rikthyer vëmëndjen tek Mikel Merino.
Pavarësisht se e ka arritur akordin me Franck Kessien , kësaj Barcelone i nevojitet më shumë cilësi në mesfushë dhe lojtari i Real Sociedadit preferohet shumë nga tekniku i ‘’ Los Cules ‘’ .
‘’ Los Txiuriurdines ‘’ shquhen si një ekip shumë kompakt në çdo pozicion dhe Mikel Merino është një ndër më të mirët e Imanol Alguacil, që do të thotë se spanjollët do të hasin shumë vështirësi në lidhje me këtë akord. Real Sociedadi e vlerëson me 60 milionë euro Mikel Merinon që shikohet si një zëvëndësues për Sergio Busquets por tratativa s’do të jetë e lehtë edhe pse emri i Barcelonës krijon një lloj entuziazmi për çdo lojtar.
Qetësia dhe eksperienca e 25 vjeçarit e bëjnë më funksionale mesfushën dhe në San Sebastian konsiderohet një idhull i tifozerisë bardheblu sepse kontributi nuk mund të harrohet pavarësisht se etiketohet si një ekip i dorës së dytë por në të shumtat e rasteve sidomos në fushën e tij mund të habisë çdo rival.
Në lidhje me Sergio Busquets , ofertat nga Major League Soccer nuk kanë munguar dhe Barcelona nuk duhet ta ulë vigjilencën pasi ka qenë pjesë e epokës së ndritur gjatë të cilës katalanasit nuk kishin rivalë.
Barazimi i djeshëm në çerekfinalen e parë në fushën e Frankfurtit i ka krijuar një lloj qetësie ish kampionit të botës por gjithsesi duhet patur kujdes pas një jave në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse gjermanët nuk kanë asgjë për të humbur dhe pikërisht ky fakt mund të prodhojë ndonjë surprizë të pakëndshme për djemtë e Xavi Hernandezit .



