
Pas zhgënjimit me Kylian Mbappen , Real Madridi ka rindezur motorrët duke parë vetëm nga e ardhmja.
Ditët e fundit kanë rezultuar të vrullshme në kampin e madrilenëve dhe është arritur në gjetjen një zgjidhje për avancimin e mëtejshëm .
Carlo Ancelotti po i jep shumë prioritet ofensivës dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ ka deklaruar preferencën e rradhës në merkato .
Duke patur parasysh se Karim Benzemas nuk i mbeten edhe shumë vite në elitë , gjigandi i pankinës ka zgjedhur Rafael Leaon , i saposhpallur kampion i Scudettos me Milanin .
‘’ Los Merengues ‘’ kanë përgatitur çekun 120 milionë eurosh pavarësisht se klauzola e prishjes së kontratës nga 22 vjeçari arrin 150 milionë eurot.
Florentino Perezi gjithmonë është shquar për transferime ‘’ galaktike ‘’ të cilat e kanë pozicionuar këtë klub në një ndër më të famshmit në botë por kuqezinjtë s’mendojnë të tërhiqen nga kjo kërkesë duke ditur potencialin e manjatit spanjoll i cili ndër vite ka arritur të transferojë lojtarët më të mirë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe aktualisht shijon me shumë meritë sukseset e klubit të zemrës.
Fitimi i Serisë A ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të shumë lojtarëve tek ‘’ Rossonerot ‘’ dhe duke qenë se flitet për një ndër shembullorët e Stefano Piolit, protagonist absolut gjatë sezonit të lënë pas , italianët do të pretendojnë të përfitojnë në maksimum.
Kontributi i Rafael Leao-s sipas drejtuesve të Milanit s’mund të blihet me asnjë çmim dhe po mendohet qëndrimi më gjatë në ‘’ San Siro ‘’ sepse për një klub të suksesshëm është e pafalshme humbja e protagonistëve të një sezoni i cili u kurorëzua me një trofe shumë të rëndësishëm .
Milani po ecën me hapat e duhur drejt rinovimit të kontratës me ishi-n e Sporting Lisbonës dhe Lilles dhe është menduar zgjatja deri në 2026-tën për ta mbyllur këtë histori.
Ekipe të tilla zor se bëjnë gabime të kësaj natyre , sidomos pas një suksesi historik i cili do të mbahet mend gjatë sepse uli nga froni Interin , rivalin e përjetshëm të tij .
Madrilenët i pret një finale shumë e vështirë kundër Liverpoolit në të cilën do të kërkohet mposhtja e anglezëve për të dytën herë në pak vite por nga ana tjetër duhet patur kujdes nga Jurgen Klopp i cili është një trainer që të surprizon atëherë kur nuk e pret duke patur parasysh edhe faktin se do të luftojë për hakmarrjen kundër ‘’ Los Blancos ‘’.



