Shorti i Champions League/ Interi përballet me Liverpool, Messi sfidon Realin

Shorti i Champions League/ Interi përballet me Liverpool, Messi sfidon Realin

Janë zbuluar çiftet për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, pas përsëritjes së shortit. Pas përsëritjes, Interi dhe Real Madrid, mund të quhen si skuadrat më pafat.

Zikaltërit janë vendosur përballë Liverpool, ndërsa me herët iu kishte rënë të përballeshin me holandezët e Ajax. Ndërkohë Real Madrid, ndryshe nga shorti i parë ku u vendosën ndaj Benfica, këtë herë janë shortuar ndaj francezëve të PSG, me Leo Messi që do të sfidojë një nga rivalët më të mëdhenj të Barcelonës.

Përballje interesante është edhe ajo mes Atletico Madrid dhe Manchester United, me madrilenët që janë një nga “viktimat” e preferuar të Cristiano Ronaldo.

Në sfidat e tjera, Bayern Munich sfidon Red Bull Salzburg, Manchester City luan me portugezët e Sporting, Juventus do të përballet me spanjollët e Villarreal, ndërsa Chelsea sfidon francezët e Lille.

Çiftet pas përsëritjes së shortit:

Mund të jetë një imazh i teksti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy