
Roland Koeman i ka orët të numëruara te Barcelona! Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, barazimi ndaj Granadas e ka mbushur kupën dhe në orët e ardhshme klubi katalanas pritet të njoftojë shkarkimin e trajnerit holandez.
Presidenti Joan Laporta nuk dëshiron të humbasë kohë dhe për këtë arsye po punon për të gjetur zëvendësuesin. Mundësitë e zgjedhjes nuk mungojnë, teksa për të marrë drejtimin e Barcelonës, në listë janë 5 emra.
Bëhet fjalë për Antonio Conte, Marcelo Bielsa, Erik ten Hag, Xavi Hernandez dhe Andrea Pirlo. Ky i fundit duket më i avantazhuar nga të gjithë për të marrë drejtimin e Barcelonës.
Mund të duket e çuditshme, për shkak se Pirlo nuk arriti rezultate të mira te Juventusi sezonin e kaluar, por thuhet se ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e katalanasve.
Drejtuesit spanjollë e pëlqejnë lojën e Pirlos, i cili preferon të luajë në sulm dhe jo në mbrojtje.



