
Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij triumfoi 3-1 ndaj Lushnjës.
Dede delaroi se e shqetëson pësimi i golave, ndërsa foli edhe për të ardhmen, ku deklaroi se mund të qëndrojë në drejtimin e Elbasanit.
Një nga problematikat tona në çdo ndeshje është që ne pësojmë gol. Topi lëvizte ngadalë, dhe kjo nuk më kënaq si trajner. Jemi në muaj Ramazan dhe lojtarët janë me agjërim dhe konsumojnë shumë energji.
Të jem i sinqertë Hila nuk është se nuk po përshtatet, pasi është një lojtar që ka bërë emër në futbollin shqiptar. Sot ka bërë ndeshje të mirë, por duhet të mësohet të jetë në funksion të skuadrës. Këtë i thashë pasi kishte edhe shiritin e kapitenit. Kur vjen fundi i kampionatit dhe ti je në objektiva të realizuara, ti thua kur do mbarojë. Por me këtë ambient duhet të tregojmë se jemi më të mirët. Me investimet që ka bërë presidenti, duhet të mburren.
Jemi në diskutime me presidentin dhe administratorin për të ardhmen. Mendoj se do të vazhdojë bashkëpunimi. Dua dhe unë të lë një shenjë të mirë në këtë qytet.



