Milani ka zgjatur bashkëpunimin me mbrojtësin, Fikayo Tomori. Palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës deri në vitin 2027.
Mbrojtësi, do të përfitojë gjithashtu edhe një rritje page. 24-vjeçari u bashkua me kuqezinjtë në janar të 2021 në huazim, ndërsa një vit më parë klubi italian vendosi ta blejë kartonin e lojtarit.
Tomori është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te kampionët e Milanit, ndërsa në sezonin e fundit u zgjodh edhe në formacionin më të mirë të vitit.



