
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino.
Rama ka bërë të ditur se në takim ishte dhe legjenda e skuadrës së Interit Youri Djorkaeff.
Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff.
Pas takimit, Infantino dhe Rama, do të jenë prezentë për përurimin e shtëpisë së re të FSHF.
Vizita e Infantinos në Tiranë, është në kuadër të 90-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA, si dhe inaugurimin e Shtëpisë së Futbollit.



