Dramë për çiklizmin italian: Michele Scarponi vdiq këtë të shtunë në mëngjes në një aksident me makinë, ndërsa stërvitej në periferi të Anconas.
Çiklisti italian Michele Scarponi vdiq këtë të shtunë në mëngjes në një aksident me makinë, ndërsa stërvitej në periferi të Filottranos (Ancona), vendlindjen e tij. Sportisti 37 vjeçar u godit nga një furgon tip Fiat "Iveco". Incidenti ka ndodhur rreth orës 8, në rrugën Via dell'Industria.
Në kryqëzimin me një rrugë tjetër shoferi i kamionit Fiat "Iveco", i një banor i qytetit 57 vjeçar nuk arriti të hapë rrugën, duke goditur Scarponin, që si pasojë e përlasjes së dhunshme ka vdekur menjëherë nga plagët e rënda. Ndërkaq, edhe ndërtuesi i rrugës është marrë nën hetim- tha policia, pasi ka munguar sinjalistika.
Biçikleta në të cilën çiklist ishte duke u trajnuardhe Fiat "Iveco" janë konfiskuar për t’u ekzaminuar. Scarponi la gruan e tij dhe djemtë binjakë në moshë të re. Trupi i tij u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal, Ankona, me urdhër të prokurorisë.
Një natë më parë Scarponi kishte postuar një shnëim ku shkruan: "... edhe sonte mendoj se kam sjellë në shtëpi dy udhëheqës në një ditë....". Postimi shoqërohej me një foto me dy fëmijët e tij mbi supe duke qëndruar në dyshemenë e dhomës së ndenjes në shtëpi.



