
Aktivizimi i Mohamed Elneny-t në pjesën e dytë të sezonit ia ka ndryshuar mendjen Mikel Artetas dhe ka bërë që drejtuesit e Arsenalit të rinovojnë kontratën e egjiptianit.
‘’ Topchinjtë ‘’ i kanë ofruar qëndrimin në ‘’ Emirates ‘’ edhe për një tjetër sezon dhe 29 vjeçari do të jetë pjesë e londinezëve deri në 30 qershorin e 2023-shit .
Fatkeqësisht Arsenalit nuk po i ecën aspak në lidhje me pjesëmarrjen në Champions League sepse edhe sezonin vijues do të jetë pjesë e Europa Leagues dhe Elneny përveç Premier Leagues do të tregojë vlerat edhe në kompeticionin e dytë europian nga rëndësia.
Prej shumë vitesh , ekzaktësisht që nga 2016-ta ky lojtar nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit por këta të fundit kanë vendosur ti japin edhe një tjetër mundësi sepse besojnë se e ardhmja do të jetë ndryshe për ishi-n e Bazelit.
Tek Arsenali Mohamed Elneny ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës dhe në njëfarë mënyre është i privilegjuar sepse 13 herë kampionët e Premier Leagues janë një ndër ekipet më të famshme të Anglisë, të cilëve nuk i ka ecur në Europë por duke filluar nga sezoni vijues Mikel Arteta do të mundohet ta harrojë këtë eksperiencë të hidhur e cila e ka baltosur në njëfarë mënyre emrin e kësaj skuadre.
Europa League konsiderohet një kompeticion tejet kompetitiv dhe gjatë këtij sezoni Frankfurti surprizoi në një finale krejtësisht të paparashikuar me skocezët e Glasgow Rangersit dhe për Arsenalin do të jetë një prove shumë interesante pavarësisht se objektivi primar i sezonit ishte pjesëmarrja në Champions League .



