Barcelona bën gati spastrimet

Barcelona bën gati spastrimet

 Disfata  e djeshme në Mynih me rezultatin 3-0 do të mbetet gjatë në memorien e Barcelonës sepse pas shumë vitesh nuk ka mundur të avancojë për në fazën me eleminim direkt në Champions League .

 Xavi Hernandez dhe nxënësit e tij kanë edhe një shans për të treguar veten në Europa League por sigurisht ky episod është një ndër më të trishtët në historinë e katalanasve .

Analizat e teknikut spanjoll pavarësisht rezultateve i kanë dhënë për të kuptuar se tek Barcelona ekziston një moskoordinim i reparteve me njëra-tjetrën duke i shkaktuar mposhtjen me lehtësi nga kundërshtarët me emër dhe sigurisht kur flitet për Bayern Munchen arrihet  në konkluzionin se nuk bën asnjë lëshim sidomos në ndeshje të këtij niveli.

Fakti i të qënit afër merkatos është një sinjal për 41 vjeçarin se duhet të bëjë shkurtime në organikë për të rritur efektivitetin dhe njëkohësisht mbushjen e arkave të cilat janë në një moment tepër kritik .

  Lista kryesohet nga Ter Stegen . Eshtë pak e çuditshme që Barcelona ka marrë këtë vendim sepse gjermani konsiderohej një ndër më të mirët në qarkullim por rendimenti i treguar duke iu bashkangjitur situatës së vështirë të spanjollëve ia ka shtuar bindjen drejtuesve të kuq e bluve se idealja  është largimi nga ‘’ Camp Nou ‘’.

 Pas tij renditet  Sergino Dest . Amerikani mbërriti në Katalunjë për të shkaktuar risi në krahun e djathtë të mbrojtjes së ‘’ Los Cules ‘’ por  nuk ka mundur të bindë dhe e ka detyruar Barcelonën për të rikthyer Dani Alvesin .

40 vjeçari nuk garanton shumë por eksperienca ndër vite dhe sidomos sukseset e të kaluarës me këtë skuadër mbeten një fije shprese për mbarëvajtjen e këtij pozicioni në pjesën e mbetur të sezonit. I fundit është Frenkie de Jong . 

Hollandezi s’ka mundur ti justifikojë 85 milionë eurot e derdhura në arkat e Ajax Amsterdamit në merkaton e 2019-tës . Ky transferim ia ka hapur sytë drejtuesve të Barcelonës të cilëve  nuk i lejohet të gabojnë në merkaton vijuese sepse do të përsëritej e njëjta histori dhe do ta dëmtonte më tepër imazhin e kësaj skuadre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy