
Fundi i merkatos po afron dhe skuadra e Liverpoolit vijon ti mbajë të ndezura shpresat se mund të arrijë objektivat . ‘’ The Redsat ‘’ kërkojnë ti lënë pas zhgënjimet e të kaluarës dhe janë maksimalisht të fokusuar tek e ardhmja . Eshtë Lucas Ocampos i cili mbron ngjyrat e Sevillas lojtari që vijon ta mahnisë Jurgen Klopp .
Pavarësisht se konsiderohet i paprekshëm për Julen Lopeteguin , Liverpooli kërkon ti shfrytëzojë ditët e mbetura të merkatos por parashikimet lënë për të kuptuar se e ardhmja e 27 vjeçarit do të jetë në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Lajmi është bërë i ditur nga ‘’ The Guardian ‘’ por ashtu siç kuptohet Lucas Ocampos gjithmonë ka preferuar ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët shpresojnë të rikthehen në kohët e arta pavarësisht se do të jetë shumë e komplikuar për arsye të konkurrencës së ashpër qe ekziston ndërmjet ekipeve . Duhet theksuar se e ardhmja e tij është lidhur gjithmonë me Sevillan , ekip që i ka ofruar stabilitetin e nevojshëm për të shpalosur vlerat që mbart dhe e ka justifikuar besimin e dhënë nga traineri Julen Lopetegui .
Megjithatë në lidhje me këtë çështje shumë të rëndësishme për Sevillan , drejtori sportiv Monchi ka deklaruar se do të negociojë vetëm në rast se oferta për Lucas Ocampos do të jetë shumë e lartë dhe në fakt duke qenë se jemi drejt fundit të merkatos , koha është në disfavor të Liverpoolit për realizimin e këtij akordi .



