Mbappe  kërkon shtëpi në Madrid

Mbappe kërkon shtëpi në Madrid

 

 Endërra e madhe e Florentino Perezit për të veshur Kylian Mbappen me bluzën e Real Madridit ka marrë shumë rëndësi me kalimin e ditëve . Ky operacion qarkullon pa ndalim në mendjen e bosit spanjoll i cili ruan konsiderata të mëdha për 22 vjeçarin. Refuzimet e njëpasnjëshme në lidhje me rinovimin e kontratës me Paris St Germain nuk lënë vend për koment dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të kërkojnë të përfitojnë nga ky ngërç i krijuar midis palëve  për t’ia vjedhur golashënuesin.

Sipas një raportimi interesant të ‘’ Goal ‘’ Kylian Mbappe ka marrë iniciativën për kërkimin e një shtëpie në Madrid , aspekt që i shton hijet e dyshimit për qëndrimin në ‘’ Parc De Prince ‘’ dhe i shkakton automatikisht prishjen e planeve presidentit  Nasser Al Khealifi që ka deklaruar se do të kërkojë rindërtimin e ‘’ Les Pariziens ‘’ për të shkuar drejt objektivit të fitimit të Champions Leagues por edhe më gjërë .  30 qershori i 2022-shit po afron edhe Paris St Germain duhet të mendojë seriozisht për këtë operacion dhe të dalë disi i fituar me  rikuperimin e një pjese të shumës së majme prej  180 milionë eurove që derdhi në arkat e Monacos në merkaton e 2018-tës .

Por kjo çështje nuk është një risi sepse i ka fillesat që në kohën kur Kylian Mbappe  ishte pjesë e Monacos por refuzimet e shumta të monegaskëve nuk i mundësuan plotësimin e dëshirës ekipit ‘’ Los Blancos ‘’ por aktualisht  gjithçka perceptohet ndryshe sepse kohët kanë ndryshuar dhe këta të fundit janë të gatshëm të bëjnë të gjitha veprimet e duhura në koherencë të plotë për ta larguar një herë e mirë ‘’ Donatellon ‘’ nga Franca. 

 Me Mbappen në skuadër Zinedine Zidane jo vetëm që do të tjetërsonte  skemat në repartin e avancuar por do ti jepte më tepër freski dhe potencë  sepse karakteristikat e talentit e përkufizojnë si lojtar shumë të shpejtë sepse ia ka bërë gati të pamundur punën mbrojtësve për ta frenuar .  Parizienëve nuk i ngelet gjë tjetër veçse të tentojnë mënyrat e fundit për ta bindur  por si duket gjithçka është e shkruar dhe do të ketë një tjetër histori për karrierën e tij. 

Kylian Mbappes i mbetet edhe pak punë për të arritur një sukses të jashtëzakonshëm me Parisin  sepse është në metrat e fundit të konkludimit të një dëshire të vjetër siç është fitimi i Champions League ku do të përballet në dy gjysëmfinale titanësh me Manchester City-n në të cilat do të kërkojnë të hedhin prapa krahëve frustrimin e vitit të kaluar me humbjen kundër  Bayernit e cila i la me duar bosh .  Mbërritja e Mauricio Pochettinos në pankinë ka rezultuar një ogur i mbarë për kampionët në fuqi të Ligue 1 sepse ka ditur ta përshtasë ideologjinë e tij në aplikimin e skemave të duhura në varësi të kundërshtarëve dhe realiteti që po përjetohet në kampin e tyre i jep plotësisht të drejtë argjentinasit të mirënjohur .

 

               

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy