
Interi duket se nuk ka rivalë në Itali, teksa kryeson bindshëm dhe titulli kampion duket ccështje e mbyllur.
Ish-trajneri italian, Marcello Lippi, në një prononcim të dhënë së fundmi, deklaroi se nuk e priste që Interi të ishte dominuese me këtë diferencë të madhe në kampionat.
Nuk e prisja që Inter të shfaqej kaq dominues. E dija se do të ishte një shkallë më lartë se pjesa tjetër, por jo me këtë diferencë.
Ka nëntë pikë më shumë se ndjekësja më e afërt, fiton edhe kur bën ndryshime në formacion, mendoj se kanë gjithçka për të qenë kampionët e Italisë.
Nga ana tjetër, prisja që Juventusi të garonte më shumë dhe të mos kishte kaq diferencë me Interin, të paktën në këtë pikë të kampionatit.
Pas 26 javëve në Serie A, zikaltërit kryesojnë me 66 pikë, 9 më shumë se Juventusi i vendit të dytë dhe 13 më shumë se Milani. Vlen të përmendet, se skuadra e Inzaghi-t, ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.



