
Bujar Pregja, disenjator i arbitrave në FSHF, u shpreh se sa i përket arbitrimit, gjithçka është futur në shina, kjo për për shkak se janë dhënë shumë fonde për këtë sektor.
Në lidhje me VAR-in, në emisionin “SportZone” në MCN TV, Pregja deklaroi se nuk duhet të flitet për gabimet e arbitrave sepse ato korrigjohen.
Çdo gjë është futur në shina, kjo në saj të punës së madhe që bën Federata. Presidenti e ka mbështetur dhe ka dhënë shumë fonde për sektorin e arbitrimit, që çdo gjë të bëhet më mirë.
Them se nuk është gabuar shumë. Nuk duhet të merremi shumë me gabimet, sepse në rast se ka pasur, janë korrigjuar nga VAR, siç ka edhe ndonjë ndërhyrje te gabuar të VAR-it. Jo në çdo rast thërritet arbitri nga VAR. Është një protokoll që duhet të dihet edhe nga ekipet. Nuk futet VAR-i për çdo gjë. Nuk duhet të harrojmë që është vetëm viti i dytë i VAR. Shikojmë kampionatet e tjera, që e kanë prej vitesh dhe ndodhin situata të tilla, kur vonohet shumë vendimi.
Pregja tha se ndjen keqardhje që Kridens Meta, nuk ka stemën e FIFA-s, pasi shtoi se ka nxjerrë ndeshje shumë të mira.
Mendoj se nuk duhet të ketë ndryshim të listës së arbitrave të FIFA-s shpesh. Nuk duhet të ketë ndryshime, sepse këto arbitra, kanë një stazh, kanë një eksperiencë të madhe dhe FIFA i monitoron dhe nuk është koha e duhur për 1-2 vite që të dalin në përfundim që nëse bën apo jo. Të vjen keq kur e shikon Kridens Metën, që nuk ka stemën e FIFA-s, për atë që ka treguar fushë. Por mosha është një faktor i rëndësishëm. Vetë prezenca e Dukës në UEFA, i detyron ata që të jenë më të vëmendshëm ndaj Shqipërisë dhe arbitrave.



