
U luajtën ditën e sotme tre ndeshjet e fundit për javën e 30-të në Abissnet Superiore. Të tre takimet u mbyllën me rezultat të njëjtë, 0-1.
Kastrioti vazhdon formën e mirë, teksa ditën e sotme mposhti edhe kryesuesit e Tiranës. Një gol i Onanugu në minutën e 17-të, i dha fitoren krutanëve, që mbajnë vendin e 6-të me 40 pikë.
Fitore regjistroi edhe Teuta, që mposhti Dinamon, falë një goli të Rubin Hebajt, i cili përfitoi nga gafa e portierit Simoni, në largimin e topit.
Egnatia fitoi duelin direkt ndaj Skënderbeut, duke marrë 3 pikë të arta në Korçë. Me rezultatet e fundit, tashmë mund të thuhet se Dinamo dhe Skënderbeu janë të rëna në Kategorinë e Parë, pasi mbajnë dy vendet e fundit me 21 dhe 23 pikë.
Tashmë e gjithë lufta në Superiore në vendet e fundit, do të bëhet për të shmangur vendin e 8-të, që është edhe “play out”.



