
Bruno Fernandes momentalisht konsiderohet një ndër më të mirët në rolin ku aktivizohet.
Portugezi ka arritur ti ngjisë shpejt shkallët në karrierë dhe sigurisht ekipet e elitës po e monitorojnë.
Real Madridi spikat ndër to, drejtuesit e të cilit e konsiderojnë të rëndësishëm për vijimësinë.
31 vjeçari i ka dhënë shumë Manchester United ndër vite pavarësisht rendimentit jo optimal në aspektin e përgjithshëm.
Presidenti i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez ka nisur ti lëvizë gurët me objektivin e transferimit të mesfushorit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Krerët e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ kanë përcaktuar rreth 60 milionë euro për ishi-n e Sampdorias, i cili po zhvillon sezonin e shtatë në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’.
Traineri Xabi Alonso është i ndërgjegjshëm se duhet bërë një ndryshim i menjëhershëm në repartin e mesfushës për të avancuar drejt titujve në të ardhmen e afërt.
Bruno Fernandes sigurisht është një lider edhe tek Portugalia, i cili është i aftë të gjejë zgjidhje gjatë sfidave, sidomos në situata të vështira.
Megjithatë, mosha mbi supe nuk i jep shumë siguri numrit një të ‘’ Los Blancos ‘’ pavarësisht arritjeve të tij gjatë kësaj kohe. Leximi i lojës, teknika dhe marrja e shpejtë e vendimeve janë disa nga cilësitë e Bruno Fernandesit.
Fantazisti konsiderohet një alternativë e vlefshme për ‘’ Los Merengues ‘’ por jo një prioritet por megjithatë duhet parë se si do të vijojë kjo histori gjatë merkatos së janarit apo asaj të verës.
5 gola dhe 7 asiste në 18 sfida numëron Bruno Fernandes në sezonin aktual, me shumë ulje-ngritje për 20 herë kampionët e Premier Leagues.



