Arsenali, insiston për Dani Olmon

Arsenali, insiston për Dani Olmon

Pa dyshim Dani Olmo vijon të jetë një ndër emrat më të lakuar të merkatos së verës.

Mesfushori ka avancuar me sukses si në nivel klubesh ashtu edhe me Spanjën, për të cilin po lufton edhe Arsenali.

 Ishi i Leipzigut po përjeton një ndër momentet më të bukur të karrierës, ndër më të spikaturit në botë aktualisht.

 Në Premier League do të zhvillohet një derbi londinez ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit për 26 vjeçarin, për të cilin Joan Laporta pretendon jo më pak se 60 milionë euro. 

Me kalimin e kohës Dani Olmo ka fituar terren në aspektin e rëndësisë dhe jo më kot pretendohet nga ekipe shumë të rëndësishëm, në ligat respektive por edhe më gjerë. 

‘’ Topchinjtë ‘’ konsiderohen një kandidat potencial për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’, të cilin Mikel Arteta e shikon si idealin për mënyrën se si luajnë. 

Adaptimi në disa pozicione të ofensivës i jep një plus më tepër për të firmosur me cilindo ekip të njohur por duhet parë se si do të reagojnë ‘’ Blaugranët ‘’ në lidhje me këtë histori, kryesisht traineri Hansi Flick. 

Tek ‘’ Los Cules ‘’ një ndër objektivat e çdo merkatoje është blindimi i peshave të rënda për të mos prishur ekuilibrat e krijuar, pavarësisht ofertave të cilat mund të rezultojnë tunduese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy