
Në mes të një problematike që lidhet me rinovimin e kontratës së Lionel Messit dhe regjistrimit të katër goditjeve të deritanishme , Bayern Munchen ka menduar t’ia vështirësojë edhe më shumë gjëndjen Barcelonës. Bavarëzet kanë përveshur mëngët për dy elementë që kanë spikatur tek ‘’ Los Cules ‘’ . Sergi Roberto dhe Sergino Dest janë objektivat e rradhës së Julian Nagelsmann i cili sipas As po insiston ti transferojë në mitikun ‘’ Allianz Arena ‘’.
Gjatë javëve të fundit emri i spanjollit është lidhur ngushtë edhe me Manchester City-n por futja në luftë e Bayern Munchen parashikohet se do ta bëjë më interesante luftën .
Në lidhje me hollandezin duhet theksuar se në të kaluarën u përfshi në radarët e gjigandëve të Bundesligës por tashmë gjërat kanë ndryshuar sidomos pas situatës ekonomike të ‘’ Los Cules ‘’ të cilëve iu nevojitet shitja e disa lojtarëve për të shkuar drejt rimëkëmbjes së dëshiruar .
Një tjetër aspekt domethenës është se si Sergino Dest ashtu edhe Sergi Roberto konsiderohen të domosdoshëm nga Ronald Koeman për arritjen e suksesit por objektivi kryesor i presidencës është reduktimi i problematikave të hasura .
Sezoni i kaluar i dha për të kuptuar Barcelonës se duhet të shtrëngojë dhëmbët për të evituar humbjen e mëtejshme të terrenit , histori që do të kërkojnë ta ndryshojnë në atë vijues .



