Mbrojtësi i Shqipërisë kujton të kaluarën te Barcelona: Kisha konkurrencë me Dani Alves

Mbrojtësi i Shqipërisë kujton të kaluarën te Barcelona: Kisha konkurrencë me Dani Alves

Dita e nesërme do të jetë disi e veçantë për mbrojtësin e Kombëtares, Ivan Balliu, i cili me skuadrën e tij Rayo Vallecano do të sfidojë në shtëpi Barcelonën. Mbrojtësi ka një të kaluar pikërisht te katalanasit, teksa ka dalë nga të rinjtë e kësaj skuadre. Në një intervistë të dhënë për “SPORT”, Balliu ka treguar se te Barcelona duhet t’i merrte vendin brazilianit Dani Alves, i cili në atë periudhë ishte një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

“Te Barcelona jam stërvitur dhe kam miq shumë të mirë nga koha ime te katalanasit. Tani jam shumë me fat që mund të përballem me Barçën në nivelin më të lartë. Është e qartë se arritja në ekipin e parë të Barçës është shumë e vështirë. Të luash për Barçën është fantastike, por shumë pak ia dalin. Duhet të kesh fat dhe të jesh shumë i mirë. Unë duhet të konkurroja me një si Dani Alves, i cili nga 70 ndeshje, luajti 68. Kur ke një mbrojtës të krahut që shënon kaq në nivel klubesh dhe kombëtaresh, është e vështirë ta zëvendësosh. Barcelona gjithmonë të frikëson, por ata e kanë humbur referencën e tyre, Messin, lojtarin më të mirë në botë. Për të fituar ndaj Barçës duhet të shfaqesh në versionin më të mirë dhe ata të jenë në një ditë të keqe.”

Balliu foli edhe për kalimin te skuadra e Rayo Vallecano në verë, ku tha se ishte trajneri ai që e bindi të vishte fanellën e kësaj skuadre.

“Për ne është e qartë se objektivi nuk është pjesëmarrja në Kupat e Europës, por të arrijmë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi fituar shumë pikë, por nuk kemi pse të ëndërrojmë. Qëllimi ynë është ende mbijetesa, do të gabonim nëse do të mendonim ndryshe.

Stili i trajnerit përshtatet shumë në profilin tim. Atij i pëlqejnë lojtarët e shpejtë në krah, të cilët shkojnë në sulm dhe kjo më ndihmon shumë. Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Rayo.

Ndihem mire këtu, ftesa e Iraolas më bëri të merrja vendimin për të ardhur këtu sepse kisha oferta të tjera. Më tha se do të mbështetej tek unë, më prezantoi me stilin e tij të lojës dhe se si do të përshtatesha”, u shpreh Ivan Balliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy