
Atalanta ka zhgënjyer në Serie A, teksa është mposhtur minimalisht nga Fiorentina, pas një goli të shënuar nga Piatek.
Hap fals i bergamaskëve në transfertë, të cilët nuk kanë përfituar nga barazimi i Juventusit, për t’i barazuar me pikë bardhezinjtë në kampionat. Në sfidën tjetër në këtë kampionat, Venezia barazoi 1-1 me Genoan në shtëpi.
Në Premier League, Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë radhazi. Skuadra e Rangnick, mposhti 4-2 Leeds, në një sfidë me të vërtetë spektakolare. Me këtë fitore Manchester United merr vendin e katërt në renditje me 46 pikë.



