Bayern ndërpret rinovimin e Koman

Bayern ndërpret rinovimin e Koman

  Bayern Munchen po has shumë vështirësi së fundmi . Bavarezët nuk kanë mundur të gjejnë mënyrën e duhur për akordin e rinovimit të kontratës me sulmuesin  Kinglsey Koman dhe  për momentin është detyruar ta ndërpresë këtë çështje  për faktin se francezi do të jetë i lidhur me ‘’ Allianz Arenan ‘’ deri në 2023- shin .  Fokusi kryesor i kampionit të padiskutueshëm të Bundesligës është rinovimi me lojtarët  më determinantë në rrugën e Bayernit drejt suksesit si Robert Lewandovski , Niklas Sule  dhe Leon Goretzka që prej kohësh janë deklaruar të pashitshëm nga  drejtuesit e gjermanëve .  Pas  dështimit me anësorin David Alaba i cili do të mbrojë ngjyrat e Real Madridit duke filluar nga sezoni i ardhshëm , Bayerni   do të jetë shumë i kujdesshëm në ndërmarrjen e aksioneve pasuese  për të mos humbur pikë të nevojshme sepse do të bënte hapa pas në funksion të progresit.  

24 vjeçari francez është  një lojtar i pazëvëndësueshëm tek Bayerni dhe gjatë sezonit vijues do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të  Julian Nagelsmann i cili zhvilloi një eksperiencë të shkëlqyer me Leipziguin që u konsiderua si trampolinë për të udhëtuar drejt Mynihut.   Arsyeja e këtij moskoordinimi është peticioni i agjentit të tij Pini Zahavi në lidhje me një rritje të konsiderueshme të pagës që kap 20 milionë eurot  por gjigandët e Bavarisë momentalisht  nuk mund t’ia plotësojnë dëshirën dhe  synojnë t’ia rrisin rrogën në mënyrë progresive e cila do të varet nga performanca e ishi-t të Juventusit në të ardhmen  .

Kjo histori ka shumë të ngjashme me atë të David Alabas  sepse nëse kjo skuadër refuzon të sakrifikojë për këtë lojtar që është një ndër pikat më të forta të tyre  mund të rrezikojë humbjen e tij gjatë verës , aspekt  që do të konceptohej si një autogol për Bayern Munchen .

 Kinglsey Koeman aktualisht përfiton 12 milionë euro në sezon  por mbetet për tu parë sepse nëse merret për bazë historia e David Alabas dhe kërkesa e tij  , praktikisht kjo skuadër duhet të përshëndetet me lojtarin nga Parisi  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy