
Java e 13 e Superligës ka dhuruar supriza të mëdha përsa i përket rezultateve. Kjo pasi Kukësi është mundur nga Laçi me rezultatin 3-2, duke marrë humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit. Ndërkohë për Laçin e Shpëtim Duros kjo është fitorja e dytë radhazi pas asaj me Partizanin në fundin e 2020.
Sakaq në ndeshjet tjera Tirana është ndalur në një barazim pa gola kundër Bylisit. Për skuadrën kampione në fuqi ky është 1 pikëshi i pestë radhazi që e ka larguar shumë me kreun.
Gjithashtu në takimet e orës 13:00 Kastrioti ka barazuar 2-2 me Skënderbeun në Kamëz. Vlen për t’u theksuar se goli i barazimit për krutanët u shënua në minutën e 8 shtesë të kohës së rregullt.



